Fshati i Grudë Fushës në komunën e Gruemirës ka qenë ndalesa e radhës e kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Malësisë së Madhe Anton Kokaj në kuadër të takimeve elektorale. Banorët e kësaj zone i kanë premtuar fitore Anton Kokajt ndërsa i kanë bërë të ditur edhe problemet e kësaj zone, të harruar gjatë qeverisjes se majtë.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, drejtuesit e PD- së në Malësi të Madhe kanë evidentuar faktin se nevojat dhe shqetesimi i komunitetit do të jenë nevojat dhe shqetesimi i Anton Kokajt.
Deputeti i PD- së, Gjovalin Bzhetaj ka kërkuar nga banorët e Grudë Fushës që me 21 Qershor të votojnë Anton Kokajn.
Kandidati për bashkinë e Malësisë së Madhe Anton Kokaj ndërsa ka premtuar se do jetë gjithmonë pranë banorëve të kësaj zone ka denoncuar publikisht presionet e deputetit të majtë në Malësi të Madhe.
Pritja në Grudë-Fushë ka qenë mjaft entuziaste ndërsa banorët kanë premtuar mbështetje maksimale dhe fitore të thellë me 21 Qershor.