Wednesday , 27 October 2021

DETI “PËRPIN” KUNE – VAININ NË LEZHË

Erozioni detar është kthyer në kërcënim serioz për zonën e mbrojtur të Kune – Vainit në Lezhë.

Në harkun kohor të 40 viteve janë përpirë nga deti 360 hektarë tokë, fakt që e dëshmojnë pishat e rrëzuara apo bunkerët që nuk ekzistojnë më.

Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, thotë se 2.5 deri në 3 metra në vit është përparimi i detit drejt tokës, duke e konsideruar situatën tejet alarmante.

Shqetësimi për erozionin detar në Kune-Vain është ngritur prej vitesh, por asnjë veprim nuk është ndërmarrë për të frenuar fenomenin, ndërsa me këto ritme nuk do të jetë e largët dita që kjo perlë natyrore të mos ekzistojë më.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FAMULLIA MERR EMRIN “ZOJA E SHKODRËS”

Besimtarët katolikë në Shkodër kanë kremtuar Festën e Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit. Festa …