Pandemia dhe viti 2020 kur cdo gjë ishte e mbyllur ka pasur ulje të rasteve të dhunës në familje në Shkodër, ndërsa gjatë këtij viti shihet një tendencë në rritje të rasteve të dhunës në familje por edhe të urdhërave të mbrojtjes të cilët janë lëshuar nga gjykata.
Psikologu Fatjon Taipi shprehet se në shumë raste dhuna në familje lidhet me alkoolin, por nuk është domosdoshmërisht e saktë. Ai madje shprehet se alkooli është një formë arsyetimi që bëjnë dhunuesit…
Gjatë vitit të kaluar në Shkodër janë lëshuar 109 urdhëra mbrojtje, por këto urdhëra mbrojtje sa ndikojnë në parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe në shkuarjen deri në raste ekstreme…
Rritja e rasteve të dhunës në familje është e lidhur me një sërë faktorësh, ndërsa kohët e fundit shihet edhe një rritje e denoncimeve.