Friday , 22 October 2021

DITA E BIÇIKLETAVE NË SHKODËR

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të shtunë një aktivitet për Ditën e Biçikletave. Aktiviteti u organizua në pedonalen e Molos te Ura e Vjetër e Bunës.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Shkodër, Gentian Mema, foli për korsitë e biçikletave. Ai tha se qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm me automjetet në zënien e hapësirave të biçikletave, ndërsa policia duhet të bëjë punën e saj.

Don Gabrieli kishte ardhur nga Ulqini posaçërisht për këtë aktivitet…

Në fakt, problematika me korsitë e biçikletave vijon të jetë prezente prej kohësh në qytetin e Shkodrës.

Lexoni dhe kete

“TRANSPORTI URBAN NË SHKODËR DREJT KAPITULLIMIT”

Që nga data 8 gusht, kur u organizua protesta për shërbimin e transportit urban, situata …