Thursday , 23 February 2023

DITA E KATËRT E AKSIONIT TË IKMT NË “PRESTIGE RESORT”

Në të katërtën ditë me rradhë, fadromat e IKMT kanë vazhduar me ndërhyrjen e paligjshme në “Prestige Resort”. Pavarësisht ditës e cila është e shpallur si pushim zyrtar pasi përkon me 6 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, nuk kanë ndaluar shembjet në resort.

Aksioni i paligjshëm vijon nën prezencën e forcave të policisë pavarësisht se nuk ka pasur asnjë rezistencë nga ana e punonjësve apo menaxherëve të resortit.

Ndërsa deri më tani janë prishur dy pishina të cilat përdoreshin nga një numër i madh turistësh. Këta të fundit gjatë katër ditëve të qëndrimit në resort, kanë përjetuar zhurmat e fadromave dhe matrapikëve të IKMT të cilat janë kthyer në një shqetësim dhe një dëm të madh për turizmin.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …