Tuesday , 26 October 2021

DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS

Me 5 shtator 2016 botës iu shtua një shenjtore… Nënë Tereza.

Kjo e dielë shënon ditën e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të sëmurëve pas vdekjes së saj me 1997.

Edhe mesha e kësaj të dielë në katedralen e Shkodrës iu kushtua kësaj dite. Në fjalën e tij, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra, tha se ajo është një model dhe ka dëgjuar fjalën e Zotit.

Nënë Tereza lindi në vitin 1910 në Shkup. Për vite me radhë u shërbeu të varfërve në Indi. Në 1979 iu dha çmimi Nobel për paqe, ndërsa më 2016, 19 vjet pas vdekjes së saj, u shpall shenjtore.

Lexoni dhe kete

150-VJETORI I LINDJES SE FISHTES, SHTEPIA E POETIT E KYÇUR

150-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, e gjeti të mbyllur shtëpinë ku ka jetuar …