Thursday , 23 February 2023

DOKUMENTARI “ELEGANTI I KOMIKES SHQIPTARE”

2 vjet pune eshte dashur per realizimin e nje dokumentari qe pasqyron jeten dhe krjimtarine e shkrimtarit te njohur Paulin Selimi. Pasditen e se Dieles ne teatrin “Migjeni” u organizua shfaqja premiere e dokumentarit “Eleganti i komikes shqiptare”, kushtuar jetes dhe vepres se shkrimtarit Paulin Selimi, qe per disa vite ishte edhe kryetar i deges se Lidhjes se Shkrimtareve te Shkodres. Donika Selimi, bashkeshortja e Paulin Selimit, njekohesisht edhe bashke-autore ne skenarin e ketij dokumentari tha se qellimi i ketij dokumentari eshte qe keta autore te mos harrohen sot nga te rinjte, sepse nese e harron Shkodra do ta harroje e gjitha Shqiperia.

Paulin Selimi lindi ne lagjen Gjuhadol ne nje familje me origjine prej Dushmanit. Per vite me rradhe, ai ka punuar si mesues i letersise, ndersa ne 2002, u emerua drejtor i shkolles se mesme artistike “Prenk Jakova” te Shkodres. Nga viti 1991- 2001 ka qene Kryetari Lidhjes se Artisteve te Shkodres. Ne 2002-shin eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes me Urdhrin “Naim Frashëri” i Arte per krijimtarine letrare. Nder botimet e tij humoristike spikaten “Gati orkestra “1972, “Nje skeç per veten” ne 1977, “Banor i shkalles se larte” 1981, “Nuk shihet fytyra vetem tek pasqyra” (epigrame) ne 1985, “E drejta e nates se pare” ne 1994 dhe “Duel gjelash”ne ’97 dhe ’99-ten dy botime. Paulin Selimi u nda nga jeta me 22 janar te vitit 2013.

Lexoni dhe kete

FESTIVALI LULEBORË NË EDICIONIN E 6-të

Në moderimin e shkodranit të natyralizuar Enkel Demi dhe këngëtarës së mirënjohur shkodrane Rosela Gjylbegu …