Thursday , 23 February 2023
epa01351232 Staying on a one-day official visit in Hungary, Prime Minister Milo Djukanovic of Montenegro speaks during his joint press conference with his Hungarian counterpart Ferenc Gyurcsany in the Parliament building in Budapest, Hungary, 20 May 2008. EPA/SZILARD KOSZTICSAK

DOREHIQET KRYEMINISTRI MALAZEZ MILLO GJUKANOVIÇ

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dorëhiqet disa orë pasi u shpreh se, Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Komiteti ekzekutiv i PDS-së, partisë së Gjukanoviç bëri të ditur se do të nominojë zëvendësin e tij në parti, Dushko Markoviç për funksionin e kryeministrit.PDS-ja fitoi në të gjitha 11 zgjedhjet nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi dhe ish-Jugosllavi para 25 viteve.
Më 16 tetor partia e Gjukanovic fitoi 36 nga gjithsej 81 mandate në Parlament. Katër partitë opozitare arritën konsensus rreth një pike të vetme, rrëzimin e Gjukanoviçit, të cilin e emëruan si politikan jashtëzakonisht të korruptuar.
Gjatë natës zgjedhore, Gjukanoviç deklaroi se PDS-ja do të vazhdojë të qeverisë me aleatët e tij, Partinë e vogël socialdemokrate dhe katër përfaqësuesit e pakicave etnike ose me gjithsej 42 vota në Parlament. Gjukanoviç edhe herë të tjera e ka lënë detyrën e kryeministrit por është rikthyer, shkruajnë mediat vendase  Por ato citojnë se këtë herë kthimi i tij  nuk është i mundur pasi opinione të ndryshme mbrojnë tezë se ai mund të kandidojë për president në vitin 2018.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …