Banorë dhe ish banorë të zonës së Dukagjinit kanë dalë këtë të hënë në një protestë për rrugën e amortizuar. Protesta nisi para Bashkisë Shkodër, ku banorët kërkojnë ndërhyrje në këtë segment rrugor të lënë në harresë prej vitesh…
Më pas, protesta u zhvendos para prefekturës së Qarkut Shkodër, ku u lexua një deklaratë në emër të komunitetit dukagjinas.
Në fund, banorët marshuan drejt sheshit “Nënë Tereza” në qendër të qytetit, ku ndezën qirinj për 52 viktimat në këtë rrugë.