Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një mbledhje me kryebashkiakët e vendit, duke trajtuar problematikat dhe borxhet e bashkive.
Rama paralajmëroi se do të merren masa nëse nuk përmbushen detyrimet financiare në raport me disiplinën financiare, teksa u tha se do u marrim bashkinë në administrim siç bëhet në gjithë botën. Gjithashtu, Rama tha se nuk do të kalojnë më buxhete që nuk janë brenda parametrave financiare…
Ndërkohë, e pranishme në mbledhje, ministrja e financave Delina Ibrahimaj, tha se 10 bashki janë me probleme financiare, ku 2 prej tyre janë në prag falimenti.