Bashkë me “Shkodra Jazz Festival” ka nisur edhe edicioni i dytë i Rrok Academy. Një edicion i cili startoi edicionin e kaluar me degën Jazz e drejtuar nga Markelian Kapidani. Studentët e Jazz-it do të përformojnë darkave në lokalet e qytetit ku festa vazhdon. Ndërkohë, këtë vit, Rrok Academy do të pasurohet edhe nga dega Klasike e drejtuar nga violinisti shkodran Paçalin Pavaci, një emër i shquar në skenat ndërkombëtare si solist dhe concert-master. Drejtori artistik i festivalit, Florian Jakaj, thotë se pjesëmarrja e të rinjve ka qenë e madhe.
“Shkodra Jazz Festival” në edicionin e 9-të ka nisur që prej datës 27 gusht dhe do të vijojë deri me 2 Shtator.