Saturday , 27 November 2021

EKIPET E AKADEMISË VLLAZNIA DY FITORE NË JAVËN E 20-të

Ekipet e Akademisë Vllaznia e kanë mbyllur me fitore javën e dytë të fazës së tretë të kampionatit.

Dy fitore që do t’i ndihmojnë për ecurinë e tyre të mëtejshme. Vllaznia U19 ka pritur në Shkodër rivalin e tij kryesor, Shënkollin dhe në fund të takimit është vulosur rezultati 3-2 në favor të saj.

Për ekipin shkodran kanë shënuar Pusi, Bizi dhe Smajli, ndërsa janë kundërpërgjigjur për miqtë Çuni dhe Daija, por pa arritur të marrin pikë në Shkodër.

Për trajnerin e Shënkollit, shkodranin Haris Lika, e rëndësishme ishte fakti që këto dy ekipe po dhurojnë ndeshje të bukura sa herë që ndeshen me njëri- tjetrin…

Me fitoren e djeshme Vllaznia U19 tashmë është shkëputur 5 pikë nga Shënkolli që ka zbritur në vendin e tretë dhe është 4 pikë larg Shkëndisë së Tiranës që ka kaluar në të dytin.

Ndërkohë shumë rivalitet ka patur edhe në ndeshjen e 17 vjeçarëve në mes Vllaznisë dhe KF Shkodra. Fatin e këtij takimi e ka vendosur një gol i shënuar nga mesfushori Rei Boshti në pjesën e parë të tij.

Me këtë fitore, Vllaznia U17 është ngjitur në kuotën e 13 pikëve dhe mban sërish vendin e shtatë në renditje, ndërsa KF Shkodra ka mbetur me 17 pikë në renditje dhe në vendin e pestë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …