Pasditen e se Premtes eshte organizuar hapja e ekspozites “Shkodra ne Dokumentet Arkivore Osmane”. Ekspozita u organizua ne ambjentet e institutit “Yunues Emre” ku moren pjese perfaqesues te shtetit turk, si edhe pedagog dhe njerez te artit te qytetit te Shkodres. Nje ekspozite qe tregonte lidhjet e qytetit te Shkodres me perandorine osmane, ku ne arkiven osmane gjenden 27.000 dokumenta dhe regjistra lidhur me qytetin e Shkodres. Nje gje e tille u be e ditur edhe nga drejtori i deges se sherbimeve te restaurimit, Ali Tokoz.
[ Si rezultat i sulmeve te vitit 1392 dhe bazuar ne raportimin qe i jepet Yildiirim Bayezidit nga princi sundues i zones, Shkodra e lidhur me perandorine osmane, pas nje periudhe te shkurter do ti nenshtrohej mbreterise hungareze. Ne periudhen e Fatih Sultan Mehmet, ne vitin 1467 Hiresia e Larte e Rumeli Mahmud Pasha cliron perfundimisht qytetin me nje ushtri te madhe. Shkodra qendron ne udheheqjen osmane afersisht 446 vjet deri ne lufterat e Ballkanit dhe shkeputet prej nesh me 13 prill te vitit 1913. Ne arkiven osmane gjenden 27.000 dokumenta dhe rregjistra lidhur me Shkodren. Regjistri me i vjeter daton ne vitin 1486 dhe perfshin ne detaje te dhena te gjendjes civile, te dhena individuale, te pronesise, cifligjeve dhe kujdestarive te Shkodres, Pejes dhe Podgorices. Ne ekspoziten tone perfshihen periudha 1664-1910. Me gjithsej 32 shembuj te dukumentave prej te cileve 3 me permbajtje politike, 3 te aktiviteteve ndertuese, 3 te jetes ekonomike, 1 ushtarake, 11 te jetes sociale, 3 te shendetesise e te arsimit dhe 5 te ceshtjeve fetare dhe vakefeve. ]
Nderkohe, me heret para hapjes se ekspozites, ne ambjentet e ketij instituti u realizua edhe nje bisede me shkrimtarin dhe studiuesin e letersise se divanit Iskender Pala. Ne bisede artisti theksoi rendesine qe mbart rritja e vleres qe i duhet kushtuar artit dhe shtimi i aktiviteteve artistike.