Një ekspozitë e radhë është hapur në Muzeun e Fotografisë “Marubi”, me fotografitë e t Dedë Jakova. Kjo ekspozitë ka qenë e parashikuar të hapet në mars të këtij viti, por kushtet e pandemisë së COVID 19 kanë ndikuar që të shtyhet për më vonë. Imazhe të radha të përzgjedhura me kujdes nga kuratori Lekë Gjeloshi.
Në këto fotografi, ndoshta të shkrepur në ambjentin e një oborri, shfaqet teksa ruan mes duarsh me shumë përkujdesje, një mace të vogël. Në njëfarë mënyre, përkujdesja ndaj imazhit- cilësisë së tij, çastit e personit që fotografon, imazhit të vet në fotografi, informacioneve të detajuara që na ka lënë rreth tyre – shoqëruar me një lloj freskie e lirshmërie, njëson repertorin e tij fotografik dhe i hap rrugë prurjeve interpretuese të momenteve që na propozohen përmes tij.
Megjithëse një nxënës i Kel Marubit, tek Jakova spikat individualiteti dhe ai njihet ndryshe si fotografi i rinisë, por shpesh gjendet edhe si fotoreporter i jetës social – politike të qytetit.
Puna për hulumtimin e koleksionit të tij na ka njohur një fotograf të kujdesshëm, të zhdërvjelltë, një performues të jashtëzakonshëm, një personazh qendror të një pjese të madhe të shkrepjeve të tij, një kurues të imazhit si nga ana cilësore e materialit fotografik. Pasioni i fotografisë është ruajtur edhe tek i biri dhe nipi.
Prej vitit 1932, në një moshë fare të re ai hap studion e tij. Aktiviteti i Jakovës përshkohet nga një rotacion i fortë ideologjik e politik. Në vitet 60 ai ndeshet me periudhën e shtetëzimit që i shkakton mbylljen e studios.
Pas presionit të fortë të sistemit të taksave, ai do të ishte i fundit që i bashkohet Kooperativës së shërbimeve. Në 1970 i dorëzon shtetit fondin e tij personal me 58 mijë imazhe. Dedë Jakova është ndër autorët me korpusin fotografik më voluminoz në arkivën e muzeut.