Monday , 25 October 2021

EKSPOZITË NGA ARTISTI ITALIAN ARMIN LINKE

Muzeu i Fotografisë Bashkëkohore i Milanos dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” organizuan një konferencë në prag të ekspozitës së Armin Linke-s, një ndër artistët italianë më interesantë e të afirmuar në skenën ndërkombëtare.

Projekti i ekspozimit përbëhet nga dy pjesë komplementare, njëra vizuale e tjetra tekstuale, që vijnë si rezultat i një punë kërkimore, thellimi e sistemi të arkivit fotografik të Armin Linkes – me mbi 500.000 imazhe – nën dritën e marrëdhënies mes fjalës e fotografisë. Gjatë këtij procesi është prodhuar një seri e re veprash grafike e fotografike falë skanimit e studimit të negativëve të arkivuar, që përbën edhe një ndër leximet e mundshme të arkivit.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, 20 VIKTIMA NË 2 VITET E FUNDIT TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

Trafikimi i qënieve njerëzore vijon të jetë një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare. …