“EMIGRANTËT BAMIRËS” NË NDIHMË TË FAMILJEVE NË NEVOJË

Në fillim ishte një nisëm e djemve të fshatit Drisht në Postribë, por tashmë ka gjetur edhe mbështetjen e emigrantëve të zonës së Postribës.

Për të dytin vit me radhë, emigrantët bamirës i vijnë në ndihmë familjeve në nevojë dhe jetimëve të zonës së Postribës, por edhe Shkodrës, në muajin e Ramazanit.

Në ditën e parë të këtij muaji janë shpërndarë 130 pako ushqimore për po kaq familje. Gjithashtu, falë këtij kontributi është shlyer borxhi i 4 familjeve.

Një nisëm e tillë i vjen sadopak në ndihmë disa familjeve, por edhe jep një mesazh të rëndësishëm në muajin e Ramazanit.

Lexoni dhe kete

KRIM MJEDISOR NE RRUGEN E SHENGJINIT

Mbetje peshku dhe gjallesave të tjera ujore kanë mbulur rrugen drejt zones turistike të Shëngjinit. …