Një mjet i tonazhit të rëndë është përmbysur nga era e fortë në superstradën Lezhë-Laç. Ngjarja ndodhi mesditen e së martës mbi uren e Milotit, por fatmiresisht drehtuesi i mjetit me targa të Kosovës dhe pasagjeri nuk moren lëndime.
Rrëzimi i kamioni bllokoi qarkullimin në njërin krah të superstrades, duke sjellë trafik të rënduar i cili zgjati për më shumë se 3 orë.
Për orientimin dhe normalizimin e lëvizjes së mjeteve u vendosen efektivet e policisë rrugore, derisa autoritet bënë të mundur largimin e kamionit nga rruga.
Prej mbrëmjes të së hënës rajoni i Lezhës është përfshire nga era e fortë, ndaj dhe policia rrugore ju apelon drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje.