ERLIS KUÇANA, PIANISTI 11-VJEÇAR NGA LEZHA

Ky është Erlis Kuçana, nxënës i klases së gjashtë të shkollës 9-vjeçare Besëlidhja në qytetin e Lezhës. Që në moshen 6-vjeçare, piano është bërë pjese e përditshmërisë së tij, e pavarësisht moshës sot është bërë një muzikant i mirëfilltë në instrumentin që ka zgjedhur.

11-vjeçari thotë se fillimet kanë qenë të vështire, por pasioni për muziken e ka nxitur që të arrijë të ketë sukses.

4 ore ne dite ia kushton pianos dhe pjeset klasike janë më të preferuaret për Erlisin, ndërsa synimet për të ardhmen i ka mjaft të qarta.

Erlis Kuçana ka marrë pjesë në shumë aktivitet brenda dhe jashtë vendit, duke u vleresuar me çmime. Babai i tij i cili është dhe vetë muzikant thotë se Erlisit i pëlqente muzika që kur ishte në kopesht, ndërsa një ndihmese të madhe në formimin e tij dha ndjekja e shkollës së muzikës e cila u hap në qytetin e Lezhës.

Mësuesi i muzikës në shkollën “Besëlidhja” thotë se Erlisi ka arritur shumë dhe është një muzikant mjaft premtues për të ardhmen.

6 vite pas hapjes së shkollës së muzikës në Lezhë, kanë nisur të dalin edhe talentet e para, duke i kthyer këtij qyteti traditen e dikurshme.

Lexoni dhe kete

KRIM MJEDISOR NE RRUGEN E SHENGJINIT

Mbetje peshku dhe gjallesave të tjera ujore kanë mbulur rrugen drejt zones turistike të Shëngjinit. …