Wednesday , 4 August 2021

EROZIONI DETAR PO “ZHDUK” KUNEN

Kjo është situata e krijuar në zonen e Kunës në Shëngjin pas reshjeve të fundit të shiut. Disa pisha qindra vjeçarë janë rrezuar nga erozioni detar i cili vitet e fundit ka marrë përmasa të frikshme.

Më shumë se 30 metra është siperfaqja e tokës që është marrë nga deti gjatë viteve të fundit ,fakt që e dëshmojnë dhe bunkeret që nuk ekzistojnë më.

Një nga banoret e vjeter të zonës thotë tregon mbi situaten alarmante të krijuar, duke thënë se nuk do të jetë e larget dita që kjo zonë të mos ekzistojë më.

I moshuari kërkon ndërhyrjen e qeverisë për të frenuar këtë fenomon të frikshem dhe mjaft të rrezikshem.

Erozioni detar në Kune ka zvogeluar djeshem siperfaqen e rërës, duke bërë që kjo perle natyre të braktiset dhe nga pueshuesit gjatë sezonit të veres.

Lexoni dhe kete

ISHP APEL NDAJ QYTETARËVE PËR VAKSINIMIN

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë qytetarët që kanë mbi 6 muaj që e …