Menjëherë pas identifikimit, eshtrat e Maringlen Gjonaj janë tërhequr nga familjaret e tij në Fushë-Mamurras. Ata kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tyre që rezultonte i zhdukur prej 7 vitesh.
Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj, nuk e kishte menduar se i riu mund të kishte patur këtë fund tragjik, duke kërkuar që të zbardhet ngjarja dhe autorët e këtij krimi makabër të vihen para drejtësisë.
Kafka dhe mbetjet kockore u pikasen nga një banor pasditen e 3 prillit në një zonë me ferra dhe shkurre në ane të rrugës që lidh Fushe Kuqen me Adriatikun.
Pas ekzaminimeve të kryera, ekspertiza biologjike e kryer mes profilit të ADN-së së nënës dhe eshtrave të gjetura, ka konfirmuar se ata i përkasin Maringlen Gjonajt, i cili u zhduk në rrethana misterioze në vitin 2015 dhe rezulton të jetë vrarë nga persona ende të paidentifikuar.