ESIN HAKAJ: VLLAZNIA SYNON FITOREN NË VLORË

Vllaznia do të luajë të mërkurën pasdite në Vlorë ndaj Flamurtarit ndeshjen e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Në prag të kësaj ndeshje, mbrojtësi Esin Hakaj në një prononcim të dhënë për mediat, është shprehur se pavarësisht mungesave që do të ketë ekipi, ai do të synojë fitoren për të hedhur hapin e parë drejt kualifikimit.

Sipas mbrojtësit të majtë të kuqebluve, ndaj një skuadre me shumë emër si Flamurtari duhet bërë shumë kujdes, pavarësisht se kjo skuadër për momentin luan në kategorinë e dytë…

Ndeshja Flamurtari- Vllaznia do të luhet të mërkurën në orën 13.45 në stadiumin “Flamurtari” ndërkohë që ndeshja e kthimit në mes këtyre dy skuadrave, e cila do të vendosë edhe njërën prej katër skuadrave gjysmëfinale të kupës, do të luhet pas dy javësh në Shkodër.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …