Thursday , 6 October 2022

FAMILJARËT E MARJAN KOLËS: DJALI ËSHTË ARRESTUAR PADREJTËSISHT

Familjarët e Marjan Kolës, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, kanë folur këtë të shtunë para Gjykatës së Shkodrës, teksa kërkuan lirimin e djalit të tyre.

Babai dhe vëllai i Marjan Kolës pretendojnë se ai është arrestuar padrejtësisht, pa asnjë provë dhe pa patur lidhje fare me ngjarjen.

Ata thonë se duan drejtësi dhe se djali i tyre ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur vrasja dhe këtë mund ta vërtetojnë kamerat e sigurisë.

Ndërkohë, pas rreth 4 orësh seancë gjyqësore, Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 2 të arrestuarit e akuzuar për vrasjen e Pashko Ujkës, “Arrest me Burg” me afat 30 ditë.

Gjykata kërkon kamerat e sigurisë, ku 2 të arrestuarit konfirmohen që kanë qenë në poligonin e qitjes në Kosovë.

Lexoni dhe kete

MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSOREN NË KURBIN

Një grua humbi jeten pasi u përplas nga një automjet në autostraden Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi …