Thursday , 23 February 2023

FERMERET E LEZHES PA TREG SHITJE

Prodhimet bujqësore dhe blegtorale në Lezhë nuk kanë një destinacion të sigurtë shitjeje. Fermerët shpresojnë që rastësia tu mundësojë atyre tregtimin e produkteve te stinës.

Kjo vështirësi është një problematike e vazhdueshme për ta. Rruga, kryeqyteti apo njohjet janë mundësia e vetme që prodhimet të mos mbeten në parcela apo brenda stallave. Kjo mangësi u krijon probleme dhe humbje që vit pas viti prezantohet me të njëjtën situatë.

Kreu i shoqatës së eksporteve shqiptare, Alban Zusi, thotë se tregjet janë zgjidhje për të takuar shitësit me blerësit dhe do të kishte ndikim në rritjen e prodhimit vendas.

Ndërsa fermerët dhe ekspertët flasin për nevojën e një tregu bujqësore edhe në Lezhë, prej vitit 2008 në hyrje të Lezhës është ndërtuar një objekt i planifikuar për treg, por nuk funksionoi asnjë ditë si i tillë.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …