Për 2 ditë me radhë, Bashkia Shkodër ka organizuar “Festën e Liqenit”, që kishte në fokus pikërisht promovimin e liqenit të Shkodrës. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, tha se e rëndësishme është të promovojmë liqenin si një burim të turizmit e për të promovuar këto pasuri duhet të ketë vëmendjen e institucioneve, ndërsa i rëndësishëm është investimi në këtë zonë…
Ndër të tjera, Spahia tha se i kemi hapur rrugë investimeve duke dhënë leje nga Ura e Bunës deri në fshatin Zogaj, ku synohet rikualifikimi i bregut të liqenit…
Në qendër të Shirokës, një nga pikat turistike të Shkodrës, u zhvilluan një sërë aktivitetesh, që tërhoqen edhe vëmendjen e turistëve të huaj.