Starton mbrëmjen e kësaj të premte Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, teksa ky vit do të jetë i veçantë duke qenë se është jubileu i 60-të i tij.
Organizatorët e festivalit zbulojnë disa prej risive, që pritet të ketë gjatë 3 netëve të zhvillimit në sheshin kryesor në pedonalen e qytetit…
Producentja ekzekutive e festivalit, Manjola Lloja, tregon se puna për edicionin e 60-të të tij ka nisur një vit përpara kur profesor Kujtim Alija ishte ende gjallë…
Ky festival do të ketë 60 këngë në konkurim, ndërsa në natën e tretë do të ndahen dy çmime që janë çmimi i parë dhe çmimi Kujtim Alija.