Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shkodran- Ferid Rragami, ndonëse jeton prej vitesh në Tiranë, ka zgjedhur Shkodrën për të festuar 65 vjetorin e tij të lindjes.
Këtë përvjetor ai e ka ndarë me kolegët e tij futbollit, me njerëzit e afërm, por edhe me tifozët e Vllaznisë, për të cilët Rragami ka qenë një idhull. Vetë ai është shprehur shumë i lumtur për këtë gjë dhe njëkohësisht ka ndarë me mediat edhe disa prej momenteve kulminante të karrierës së tij…
Gjatë aktivitetit, veteranë të ndryshëm të futbollit, kolegë të Rragamit në fushën e lojës, kanë evidentuar vlerat më të mira të këtij lojtari, i cili ka qenë shumë i dashur për tifozët gjatë viteve ’80 kur ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë.