Ish- drejtuesit e Tatimeve të Fierit paditen në Prokurori për abuzime me postet e tyre gjatë vitit 2013.
Ish-Drejtori Rajonal, ish-Drejtori i Kontrollit, ish-Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimi, ish-Përgjegjësja e Sektorit dhe 2 Inspektorë, akuzohen për shpërdorim detyre.
Kallëzimi penal ndaj tatimorëve vjen pas një auditimi të gjerë që është duke zhvilluar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.