Thursday , 23 February 2023

FINALJA E AKTIVITETIT “FJALA ARTISTIKE 2021”

Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër është organizuar këtë të marte finalja e aktivitetit “Fjala Artistike 2021”.

Aktivitet që organizohej në bashkëpunim me zyrën vendore të arsimit Shkodër dhe merrnin pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër.

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Zija Vukaj thotë se fjala artistike ka nisur të zbehet në tekstet shkollore dhe i është dhënë pak vend.

Aktiviteti vinte në kuadër të javës së pavarësisë, ku Bashkia Shkodër ka organizuar një sërë aktivitetesh për festën e flamurit.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …