Wednesday , 29 September 2021

FORUMI EKONOMIK RAJONAL

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, gjatë Forumit Rajonal Ekonomik, firmosën 3 memorandume për të ardhmen e vendeve.

Memorandumet konsistonin për marrëveshjen e bashkëpunimit, mbrojtjet në rast katastrofash të tre vendeve.

E dyta kishte të bënte me lehtësimin e import-eksporteve, për të eliminuar barrierat dhe kontribuar në ecurinë ekonomike të vendeve të përfshira.

Ndërsa memorandumi i tretë kishte të bënte me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe lejimin e punësimit të lirë në Rajon si dhe lehtësimin e procedurave të përkohshme të qëndrimit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja për lejet e menjëhershme të punës për Rajonin do të shmang të gjitha burokracitë.

Sipas Ramës, bashkimi i Rajonit na bën më të fuqishëm dhe sjell të ardhura dhe të mira për të gjithë shtetet e përfshira.

Lexoni dhe kete

GJIKNURI: TË GATSHËM PËR ÇDO BISEDIM ME PD-n

Sekretari i ri i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës …