Tuesday , 26 October 2021

FOTOEKSPOZITA “NJERIU DHE ARTISTI” PER ALEKSANDER MOISIUN

Jeta dhe arti i gjeniut të teatrit Aleksandër Moisiu erdhi mbrëmjen e së premtes nëpërmjet një fotoekspozitë. Piktura të ndryshme u prezantuan në ambjentet e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Kjo falë bashkëpunimit të studiuesit shkodran Pjetër Logoreci në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Austri, Ambasadën Austriake në vendin tonë dhe Konsullin e nderit të Austrisë në Shkodër.

Ndërkohë, studiuesi Logoreci ndalet për të folur shkurtimisht për ruajtjen e veprave të Moisiut.

Fotoekspozita me titull ” Njeriu dhe Artisti” mori vëmendjen e artistëve shkodranë, por edhe personaliteteve të tjera të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

“GISHTËZAT”, SHFAQJE PËR FËMIJË NË AMBIENT TË HAPUR

E kishin përgatitur shfaqjen që të jepet në teatrin “Migjeni”, një shfaqje për fëmijë, me …