Eshtë mbledhur këtë të hënë Komiteti Kombëtar Teknik-Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik, për masat paraprake për virusin e lisë së majmunit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, foli për planin e masave të shëndetit publik për këtë situatë, ndërsa tha se Shqipëria është një vend që ka një risk të ulët…
Më tej, Manastirliu shtoi se Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që përsa i përket kontakteve të afërta të rasteve, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë.