Tuesday , 16 August 2022

FRIKE E PANIK NGA TERMETI NE LEZHE

Termeti i një nate më parë me epiqender në Lezhë krijoi frikë dhe panik tek qytetaret. Menjëherë pas lekundjeve sizmike të cilat zgjaten për disa sekonda, ata dolen nga banesat e tyre, duke qëndruar në rruge apo makina.

Pas disa orësh një pjesë e qytetareve u rikthyen në banesa, e të tjerë e kaluan e kaluan natën jashte nga frika e lekundjeve të tjera sizmike.

Qytetaret thonë se tërmeti ishte i fortë, duke ju shkaktuar frikë dhe panik, ndërsa i kanë ende te fresketa kujtimet e tërmetit të nëntorit të viti 2019 që ju shkaktoi mjaft deme.

Termeti me magnitute 4.5 balle e kishte epiqendren ne zonen e Lezhës, ndersa sipas raportimeve lëkundjet fatmiresisht nuk kanë shkaktuar dëme.

Lexoni dhe kete

BABANI: SITUATA E ZJARREVE NË VAU I DEJËS E RËNDUAR

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, ka folur për situatën e zjarreve pas …