Thursday , 23 February 2023

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe Vllaznia kampione në fuqi vazhdon të bëjë mirë duke fituar sërish dhe duke kryesuar me meritë renditjen e kampionatit. Këtë herë suksesin e rradhës ajo e ka arritur ndaj Skënderbeut në Korçë teksa e ka mundur me rezultatin e thellë 6-0.

Tre prej golave të saj në këtë takim mbajnë firmën e Megi Doçit, ndërkohë që dy të tjerë janë shënuar nga Gjini si dhe një tjetër nga futbollistja Gjergji. Edhe Juban Danja ka fituar këtë javë, në derbin shkodran ndaj ekipit të Akademisë Ajaks me rezultatin e thellë 7-0.

Serinë e golave e ka hapur kapitenia Paula Jaku, ndërkohë që më pas kanë shënuar futbollistet Rosela Vasa dhe Fabiola Caka, ndërsa kanë shënuar nga dy gola edhe Ana Kola dhe Enxhi Selimi.

Një fitore kjo e thellë për Juban Danjen ndaj atij të Akademisë Ajaks, por duhet përmendur se ky i fundit vijon të ketë probleme me largimet e lojtareve cilësore dhe kohët e fundit, nga rradhët janë larguar dy futbollistet më të rëndësishme Armoku dhe Tukaj, të cilat i janë bashkuar Apolonisë së Fierit.

Pas javës së tretë të kampionatit Vllaznia kryeson renditjen me pikë të plota 9, por në të njëjtën kuotë pikësh me të janë edhe Tirana AS dhe Apolonia.

Me këtë të fundit, skuadra kuqeblu do të ndeshet pikërisht javën e ardhshme dhe kuptohet që pritet fitorja dhe shkëputja edhe prej saj sepse objektivi i Vllaznisë padyshim që është fitimi i titullit të tetë kampion rradhazi.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …