Monday , 25 October 2021

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA NË FINALE TË KUPËS

Vllaznia e femrave ka rezultuar shumë e fortë për Tirana AS në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në takimin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin e thellë 8-0 ndaj këtij kundërshtari.

Katër prej golave të shënuar mbajnë firmën e Megi Doçit, ndërsa të tjerët janë shënuar nga Lufo, Zarka 2 dhe Bajramaj. Vllaznia në këtë mënyrë tashmë e sheh veten në finale të Kupës së këtij sezoni.

Ajo ka dominuar në të gjitha drejtimet ndaj Tirana AS dhe këtë gjë e pranon edhe vetë trajneri i kësaj të fundit Petrit Haxhia i cili është shprehur se Vllaznia nuk ka rivalë në Shqipëri…

Nga ana tjetër, trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka është shprehur edhe njëherë tjetër se synimi i këtij ekipi është sërish fitimi i të dy trofeve të këtij sezoni…

Tashmë Vllaznia është në pritje për të mësuar datën dhe vendin se ku do të luhet finalja dhe kundërshtarin me të cilin do ndeshet, megjithatë objektivi i saj nuk ndryshon: Ai është fitorja e Kupës së 8-të të Shqipërisë nga ana e saj.

Lexoni dhe kete

“GOLDEN EAGLE YLLI” FITUES I SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

Skuadra kosovare Golden Eagle Ylli është shpallur fituese e të parës Superkupë Mbarëkombëtare në basketboll …