Tuesday , 18 January 2022

FUTBOLLI SHQIPTAR SËRISH NË BOJKOT, LIGA E VENDOSUR

Për të dytën javë me rradhë, futbolli shqiptar vazhdon të bojkotojë kampionatet dhe kështu ka ndodhur edhe këtë të shtunë teksa nuk janë luajtur ndeshjet e planifikuar në kalendar. Megjithatë, protesta e tyre është përshkallëzuar dhe sipas vendimit të marrë prej të gjithëve, të 10 ekipet pjesmarrëse në Kategorinë Superiore kanë zbritur në fushën e stadiumeve, por nuk kanë luajtur. Kështu ka vepruar edhe Vllaznia që në kuadrin e javës së dytë duhej të ndeshej me Skënderbeun.

Drejt Korçës ka udhëtuar ekipi i të rinjve i klubit shkodran dhe bashkë me ekipin vendas kanë zbritur në fushën e stadiumit dhe dy kapitenët e të dy ekipeve kanë lexuar nga një deklaratë. Ata u kanë kërkuar falje tifozëve që nuk do të luanin për shkak të kërkesave të parelizuara nga ana e Qeverisë. Sipas tyre, ata nuk kërkojnë luks por më shumë vëmendje ndaj futbollit, më shumë fusha për stërvitje dhe më shumë siguri për të ardhmen e kësaj loje. Ata i kanë bërë kërkesë kryeministrit për t’u plotësuar katër kërkesat e Ligës sepse përndryshe nuk do të kthehen në fushë pa u përmbushur ato.

Me leximin e këtyre deklaratave, futbollistët e të gjithë ekipeve kanë braktisur stadiumet dhe kështu ka bërë edhe ekipi i Vllaznisë që ka marrë menjëherë rrugën për në Shkodër. Nga sa bëhet e ditur, protesta e klubeve shqiptare do të përshkallëzohet. Të shtunën e ardhshme pritet që ekipet e Superligës por edhe ekipet e Akademive të tyre të zbresin në sheshin para kryeministrisë dhe të luajnë aty futboll.

Në këtë mënyrë, futbolli shqiptar duket se ndodhet në një rrugë pa krye dhe përpos situatës së krijuar pak muaj më parë nga pandemia, bojkoti i tanishëm ka krijuar sërish probleme për të gjithë ekipet, megjithatë ato duken të vendosur për ta çuar deri në fund bojkotin e tyre, në pritje të realizimit të kërkesave nga ana e Qeverisë.

Lexoni dhe kete

TAFILI: PRESIONI NË ANËN E TIRANËS, JO TË VLLAZNISË

Tirana- Vllaznia është një sfidë që pritet më shumë interes në Shkodër sepse kemi të …