Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër ka zhvilluar këtë të dielë aktivitetin “Gara me biçikleta”.
Aktiviteti u organizua në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” dhe merrnin pjesë fëmijë të kopshteve publike dhe jo publike të Bashkisë Shkodër. Inspektori Agim Troshani thotë se kërkesat kanë qenë të mëdha nga fëmijët për pjesëmarrje.
Aktiviteti erdhi i organizuar në kuadër të Javës së Pavarësisë, ku Bashkia Shkodër ka planifikuar një sërë aktivitetesh për festat e flamurit.