Përpara të rinjve, ndaj të cilëve kërkon votëbesimin për të drejtuar forumin rinor të Partisë Demokratike, kandidati Ergys Ivziku shpalosi platformën e tij dhe objektivat për drejtimin e FRPD Shkodër.
Situata aktuale që po kalon vendi është e rëndë dhe Ivziku e sheh të mundshëm ndryshimin vetëm duke u bashkuar energjitë dhe vizioni i të rinjve…
Në mbyllje të fjalës së tij duke i ftuar të rinjtë demokrat të bëjnë zgjedhjen më të mirë, Ivziku premtoi se organizimi i ri i FRPD-së Shkodër do të jetë mesazhi i fitores së PD në proçeset zgjedhore. Me 20 Nëntor, të rinjtë e FRPD Shkodër zgjedhin kryetarin mes dy kandidaturave në garë.