Gjakmarrja vijon të mbetet fenomon shqetësues në të gjitha vendin. Sipas të dhënave zyrtare vetem në qarkun e Lezhës janë 35 familje të ngujuara, pjesa më e madhe e të cilave janë të ardhura nga zonat verilindore.
Misionari i Pajtimit të Gjaqeve Pjeter Gjoka thotë se Lezhën e shohin si vend të qetë për të jetuar, ndërsa situata për këta familje është mjaft e vështire.
Konfliktet e pronësisë janë shkaku kryesor i krimeve, thotë misionari i Pajtimit të Gjaqeve Pjeter Gjoka. Falë punës së misionareve të Pajtimit prej dy vitësh është arritur që të mos ketë asnjë fëmije të ngujuara dhe ata ndjekin rregullisht shkollën.