Wednesday , 29 September 2021

GJENDET NJË I VDEKUR NË LUMIN BUNA

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në Shën Gjergj të Ulqinit.

Mediat vendase bëjnë me dije se dyshimet janë se trupi i përket Rudolf Elezoviç, ish-shefit të policisë së Ulqinit i zhdukur disa ditë më parë.

Sipas mediave, autopsia do të përcaktojë shkakun e plotë të vdekjes. Nga njëra anë dyshohet janë se kemi të bëjmë me vetvrasje, por është raporti i autopsisë së mjekesisë ligjore ai që do përcaktoj shkakun e vdekjes që dyshohet se është vrasje.

Elezoviç u raportua i zhdukur nga gruaja e tij më datë 27 maj. Ai kishte qenë në postin e shefit të policisë së Ulqinit për 6 vite deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.

Më herët ai ka qenë në poste drejtuese në Drejtorinë e Policisë së Ulqinit dhe ka mbajtur edhe poste në sektorin e policisë kufitare. Për rastin në fjalë hetimet kanë nisur edhe prokuroria e Shkodrës po deri tani ka qenë e rezervuar në dhënien e informacionit.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “BUNA 2021”

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e …