Wednesday , 29 September 2021

GJONAJ: REFORMA NË DREJTËSI NË RRUGËN E DUHUR

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, shprehet se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur dhe është garantuar paanësia.

Megjithatë, ajo evidentoi dhe disa sfida me të cilat po përballet Reforma në Drejtësi 5 vite nga themelimi i saj.

Pastrimi i sistemit nëpërmjet procesit të “Vetting”-ut nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të padenjë dhe rezultatet e deritanishme të strukturave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që të dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin e qytetarëve te sistemi shtoi Gjonaj.

Sipas ministres, proçesi i “Vetting”-ut do të duhet të vijojë me ritme më të shpejta duke respektuar standardet më të mira dhe të unifikuara në të gjithë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse të këtij procesi.

Lexoni dhe kete

GJIKNURI: TË GATSHËM PËR ÇDO BISEDIM ME PD-n

Sekretari i ri i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës …