Thursday , 23 February 2023

GJYKATA E SHKODRËS LIRON POLICËT E ARRESTUAR

Efektivët e policisë të arrestuar për favorizime në tendera në Malësinë e Madhe janë liruar.

Ish-shefi i rendit Saimir Rustemi dhe 12 efektivë të tjerë të policisë janë liruar nga qelia ndërsa pas vendimit Krye Komisari Saimir Rrustemi pershendetet me protestuesit.

Duartrokitje dhe një moment emocionues përpara gjykatës si dhe lot gëzimi nga protestuesit dhe kryekomisar Saimir Rrustemi…

Gjykata e Shkodrës pasi ka shqryrtuar kërkesën e Prokurorisë e cila ka kërkuar ndryshim të masës së si sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për të arrestuarit ka vendos masën e sigurisë arrest shtëpie për të ndaluarit: Saimir Rrustemi, Luida Ujka, Mustaf Ishmaku, Xhavit Isufi, Rudina Keqi, Klement Tola, Paulin Prendi, Rrezart Prela, Veronika Xhanaj, Armand Basha.

Ndërsa me masën e sigurisë detyrim paraqitje për Arsenida Hadri, Briland Mnela dhe Altion Basha. 13 persona u arrestuan në radhët e policisë së Shkodrës, efektivë dhe ish-efektivë. Shkak për këtë janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …