Nje dyqan argjendarie eshte grabitur mbremjen e se martes rreth ores 20:45 ne rrugen Luigj Gurakuqi, vetem 100 m larg Komisariatit te Lezhes. Grabitesi ka qene me nje motor dhe ne koke mbante nje skafande dhe ka hyre menjehere ne argjendari dhe ka arritur te marre disa sende me vlere.
Megjithese, dyqani ndodhej ne rrugen kryesore dhe ne nje kohe levizjesh te qytetareve, grabitesi nuk e kane menduar dy here per te vepruar. Pavarsisht se pronari i ndoqi dhe u perplas me te fizikisht jashte dyqanit, i riu mundi ti shmangej pronarit dhe mori menjehere motorin duke u larguar prej aty.
Pronari njoftoi menjehere policine e cila nisi hetimet, por nuk e ka bere te ditur rastin pasi behej fjale per nje ngjarje te pazakonte ne qytetin e Lezhes dhe ne nje periudhe me fluks levizjesh.
Policia e raportoi ngjarjen 24 ore me vone dhe sipas njoftimit zyrtar, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K. N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Ky shtetas, në një argjendari në qytetin Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.