Friday , 22 October 2021

GRUSHTAT JASHTË RINGUT NË KAMPIONATIN E BOKSIT NË SHKODËR

Aktet e dhunës një ditë më parë jashtë ringut në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, gjatë kampionatit kombëtar të boksit, kanë krijuar një kaos të vërtetë.

Përplasja e stafit të Tiranës me tifozët shkodranë bëri që ndeshjet e kampionatit të ndërpriteshin për disa minuta. Një ngjarje e tillë natyrisht që krijon një imazh të keq tek ky sport në vendin tonë.

Për këtë ka reaguar edhe vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në facebook, paralajmëron dorëheqjen e tij.

“Te dashtur miq!
Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte eshte i shqetesuar kam vendosur qe ne ditet ne vazhdim te therras KE te Federates Shqiptare te Boksit dhe tju kerkoj atyre doreheqien time.

Shkak per kete gje ishin incidentet e djeshme ndodhur ne qytetin e Shkodres gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetare. Jam munduar qe me pasion dhe dashuri pa fund te beja me te miren.

Boksi nuk duhet te ndalet. Rrugetimi i tije premton…” – shkruan Kalivopulli.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …