Thursday , 23 February 2023

HAPET KAPAKU MBI DYSHEMENE E VENDVARRIMIT TE SKENDERBEUT, JA ÇFARE ZBULOHET

Kapaku mbi dyshemene e vendvarrimit te skenderbeut ne qytetin e Lezhes u hap. Poshte tij thuhej se kishte gjetje te rendesishme, por qe asnjehere nuk u publikuan. Televizoni Rozafa e kishte sjelle edhe me heret emblematiken qe shoqeronte zbulimet e bera 40 vite me pare nga arkeologet Frano Prendi, Loro Gjeçi dhe Ndue Përleka. U desh nderhyrja per restaurimin e vendvarrimit qe te merrej guximi per te pare se cfare fshihej poshte dyshemese, ne dhomen katrore dhe qe duket se eshte trajtuar si e vecante edhe me heret nnga zbuluesit e saj. Pergjegjesi i Muze memorialit ne Bashkine e Lezhes, Paulin Zefi thote se zbulimi u mbyll ne menyre misterioze dhe ne menyre te pashpjegueshme u vendos qe te mos flitej me per te ndersa jep edhe disa te dhena se cfare dyshohet.

Zefi thote se pavarsisht se cfare do te nxjerrin studimet, ky sarkofag duhet te ekspozohet, ndaj edhe do te hartohet nje projekt per kete qellim qe do ti dergohet edhe Ministrise se Kultures.

Ekzistencen e nje objekti tjeter poshte vendvarrimit te skenderbeut u soll rreth 1 vit me pare dhe tashme sarkofagu emblematik pret qe te ekspozohet.

Lexoni dhe kete

FESTIVALI LULEBORË NË EDICIONIN E 6-të

Në moderimin e shkodranit të natyralizuar Enkel Demi dhe këngëtarës së mirënjohur shkodrane Rosela Gjylbegu …