Thursday , 23 February 2023

HAPJA E NJË AKADEMIE PËR BARINJTË

Deklarata e ministres së bujqësisë, Frida Krifca, për të hapur një akademi për barinjtë, ka shkaktuar humor në rrjetet sociale.

Lulzim Bajraktari, një bari në fshatin Kullaj të Njësisë Administrative Postribë në Shkodër, thotë se më mirë do ishte një ndihmë me subvencione ndaj tyre sesa hapja e një akademie.

40-vjeçari flet për vështirësitë që përballen me këtë punë. Ai tregon se mbështetja e qeverisë ka qenë 0, teksa ka aplikuar para pak vitesh për subvencione, por i kanë thënë se fondet kanë kaluar në jug për përmbytjet.

Lulzim Bajraktari është pjesë e një familje me 7 anëtarë dhe kjo është puna e vetme që i sjell të ardhura, teksa ka rreth 100 krerë dele.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …