Fatmira Vata është një grua shkodrane, e cila ka kaluar kancerin e gjirit. Ajo tregon kur e ka zbuluar, ndërkohë ka kritika për shëndetësinë.
Edhe Kujtime Nurja është një tjetër grua që ka kaluar kancerin e gjirit, madje është operuar dy herë brenda tre muajve dhe thekson se gratë neglizhojnë dhimbjet e trupit.
Muaji tetor shënohet si muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit dhe në mbyllje të këtij muaji në teatrin “Migjeni” në Shkodër u organizua një aktivitet ndërgjegjësues, një ekspozitë e fotografisë me titull: “Unike”, ku 15 gra dhe vajza pozuan duke mbuluar njërin gji me mantel rozë dhe tjetrin me lule natyrale.