Tuesday , 26 October 2021

HOMAZHE NË NDERIM TË PAULIN PREKËS

Paulin Preka mjeshtri i madh i humorit të Shkodrës është përcjellë për në banesen e fundit.

Homazhet në nderim të tij janë zhvilluar në hollin e Teatrit “Migjeni” ku për gjysëm shekulli dha kontributin e tij të jashtëzakonshem.

Kolegët e tij, të afërm dhe miq dhanë lamtumiren e fundit për mjeshtrin Paulin Preka…

Kolosi i humorit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij. Ai është simboli i Estradës së Shkodrës, pasi aty krijoi një profil artistik origjina.

Luajti role të karaktereve të ndryshme në llojet e shkurtra të humorit, si komedi me një dhe disa akte, skeçe, dialogë, monologë, parodi, etj. Aktrimi i tij spikati posaçërisht në mishërimin e personazheve pozitive, ku ai ishte i hijshëm, i natyrshëm dhe fin në skenë.

Eshtrat e “Mjeshtrit të madh” Paulin Preka do prehen në Varrezat e Rrmajit në Shkodër, qytetin e tij që aq shumë i dha.

Lexoni dhe kete

150-VJETORI I LINDJES SE FISHTES, SHTEPIA E POETIT E KYÇUR

150-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, e gjeti të mbyllur shtëpinë ku ka jetuar …