Thursday , 23 February 2023

HOMAZHET PËR NDARJEN NGA JETA TË FADIL KRAJES

Paraditën e kësaj të premte i është dhënë lamtumira e fundit shkrimtarit dhe dramaturgut të shquar shqiptar, Fadil Kraja, i cili u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Në homazhet e mbajtura në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës ishin të pranishëm familjarë dhe miq të Krajës, por edhe artistë të njohur.

Ato e konsiderojnë një ditë të trishtë për qytetin e Shkodrës, pasi Fadil Kraja ishte një artist me përmasa kombëtare dhe kjo është një humbje e pazëvendësueshme.

Kontributi i Fadil Krajës është i çmuar, teksa ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë.

Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka dekoruar shkrimtarin dhe dramaturgun Fadil Kraja me “Urdhërin e Kalorësit të Flamurit.”

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …