Një i moshuar është mbytur pasditën e së shtunës në plazhin e Velipojës. Sipas informacioneve, pushuesi është një 71-vjeçar i identifikuar si Qamil Bajrami, banues në Prishtinë. Ai kishte ardhur me familjen për fundjavë në Velipojë, por pasi ka hyrë për t’u larë në det, nuk ka dalë më i gjallë.
Në plazhin e Velipojës, gjithashtu mungojnë rojet bregdetare, prezenca e të cilëve do të shmangte rastet e shumta të mbytjeve, duke i pikasur rastet e rrezikut për t’i dhënë më tej ndihmën e parë pushuesve.
Këtë fundjavë në Shqipëri ka pasur dyndje të pushuesve nga Kosova, fluks që u shënua menjëherë pas përfundimit të muajit të Ramazanit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit të ndodhur pasditën e së shtunës. Por, paraprakisht dyshimet e para janë se viktima mund të ketë pësuar infarkt gjatë kohës që ka hyrë në det.