Ky eshte Andon Pula nga qyteti i Lacit, i cili prej 12 vitesh dergjet në krevat. 63-vjeçari është goditur nga hemoragjia cerebrale, e cila e ka paralizuar në të gjithë trupin.
Në këtë situatë, për 63-vjeçarin kujdeset i biri i cili ia kryen të gjitha shërbimet, por edhe pse i takon me ligj nuk ka arritur të marrë pagese kujdestarie.
Alvaro Pula tregon vështiresitë që po përballen prej 12 vitesh, ndërsa pavarësisht ankesave nuk kanë gjetur zgjidhje tek institucionet përgjegjëse.
Përballë vështiresive shëndetësore dhe mungeses së të ardhura mes lotesh në sy Andon Pula thotë se e ka menduar disa herë që ti jap fund jetes.
Prej disa muajsh familja Pula jeton në një magazinë, pasi banesa e tyre është shembur për ti hapur rrugë rindertimit nga tërmeti, duke ju vështiresuar edhe më teper jetesen.